Me flokët me onde dhe me një look tërësisht natyral, Xhensila Myrtezaj bëri përsëri që e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo. Por, ajo që ra më së shumti në sy ishin qukat, një trend i përdorur për të krijuar sa më shumë idenë e natyrales.
Ky trend, që vitin e kaluar e hasëm shpesh, duket se do të vazhdojë të jetë ‘in’ edhe këtë verë. Megjithatë, nuk dihet nëse Xhensila ka vendosur të shfaqet me këtë look në ndonjë projekt të ri, apo për një set fotografik.

Edhe personazhe të tjerë si Loredana e kanë përqafuar këtë tred, ku hera herës është shfaqur në sete fotografike me quka rreth zonës së hundës dhe syve. /abcnews.al



