Xhaka lë grumbullimin, probleme në mesfushë te Shqipëria

schedule22:38 / 12/11/2019

Taulant Xhaka duket se nuk po gjen qetësi. Mesfushori kuqezi është larguar sërish nga grumbullimi me kombëtaren, raportojnë mediet sportive në vend.

Xhaka ka përdorur si justifikim faktin se është dëmtuar me Basel, duke e lënë kombëtaren kuqezi. Trajneri Reja duhet të shikojë për alternativa të tjera në mesfushë, pasi përveç Xhakës, i gatshëm për ndeshjen kundër Andorrës nuk do të jetë as Klaus Gjasula.

Mesfushori 29-vjeçar u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e fundit kundër Moldavisë, duke plotësuar numrin e kartonëve. Një situatë aspak e mirë në repartin e mesfushës në prag të sfidës ndaj Andorrës./abcnews.al

schedule22:38 / 12/11/2019