Xhaferaj nuk merr pjesë në protestë: 7 korriku, jo për qytetarët, por për probleme personale

schedule11:41 - 30 Qershor, 2022

schedule 11:41 - 30 Qershor, 2022

Deputeti Ferdinand Xhaferaj nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut të thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti demokrat për gazetarët para Kuvendit.

Për Xhaferajn protesta nuk po bëhet për problematikat që shqetësojnë qytetarët,” por për probleme personale.”

“Ne jemi dakord për protesta por kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Unë nuk marr pjesë. Zoti Rama po bëhet 10 vite që ia nxin jetën qytetarëve ne nuk bëjmë protestë nëse na nxihet emri jonë. Jam këtu për të sqaruar qytetarët se nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Nëse duam të shpëtojmë të djathtën Berisha duhet të bëjë një hap pas. Rama nuk ka rritur çmimet tani, po bëhen 10 vite, po nuk mund të dalim në protestë ku na nxihet emri jonë”, tha ai.

Më herët prezencën në protestë e kanë konfirmuar kreu i PPA, Agron Duka, deputetja demokrate Grida Duma, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe Nard Ndoka. /abcnews.al/