Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi Ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim dosjen “Xhafa”.
Bashkengjitur me nje leter te posacme , Basha i sqaron diplomates pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të dënuar pasi publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.
Ne leter Basha shkruan se “Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar Salianjin dhe gazetarin Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”.
Partia Demokratike përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait në narko-trafik, por çështja u politizua, shkruan Basha .

Sipas tij pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi te përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS. Kreu i PD Basha i ka dërguar diplomates nderkombetare dhe një material përmbledhës për të gjithë ccështjen e denoncimit të skandalit të Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku përfshihen një pjesë e transkriptimeve të përgjimeve të kryera nga prokuroria dhe denoncimet që ka kryer ndër vite ish deputeti Ervin Salianji si Sekretar i Aksionit Qytetar në Partinë Demokratike”.
Ervin Salianji u denua nga Gjykates Penale e Tiranës me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rremë, lidhur me publikimin e audiopërgjimit që implikonte si të përfshirë në trafik droge, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, thuhet se Salianji u perfshi ne kallezimin e rreme per interesin e tij politik dhe te PD. Gjykata ka konstatuar se zëri i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audipërgjim, Geron Xhafa është stimuluar nga Fredi Alizoti.
Përvec ish deputetit demokrat, gjykata ka dënuar me 3 vite e 5 muaj burg, Albert Veliun për akuzën e kallëzimit të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit, dhe me 2 vite Fredi Alizotin si bashkëpunëtor në registrimin e audipërgjimit.
Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi dëmimi me 6 muaj burg është konvertuar me detyrimin për të kryer 100 orë pune në interes publik./abcnews.al


