Werner: Isha shumë pranë Liverpool, ja si më bindi Frank Lampard

schedule21:28 - 16 Shtator, 2020

schedule 21:28 - 16 Shtator, 2020

Sulmuesi më i ri i Chelsea, Timo Werner, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës ndaj Liverpool, një skuadër e cila shfaqi shumë interes për të. Por, gjermani zgjodhi Chelsea dhe në vigjilje të këtij takimi, ka shpjeguar zgjedhjen e tij.

“Kur vendosa të largohesha nga Leipzig, fola edhe me shumë klube të tjera. Sigurisht kishte klube të mira siç është Liverpool, që ka një ekip mjaft të mirë. Ndoshta mund të përshtatesha në klube të tjera por në fund zgjodha Chelsea dhe ishte vendimi më i mirë.

Jo vetëm nga stili i lojës që luajnë por edhe nga ajo çfarë më treguan. Ishte një vendim i vështirë, por jam i lumtur dhe i emocionuar për këtë vendim. Ishte një kohë e çuditshme. Nuk mund të takohesha me trajnerin për shkak të virusit.

Lampard më ka folur shpesh. Më ka telefonuar dhe më ka shkruar vazhdimisht. Lampard madje më dërgonte edhe video ku më shpjegonte se në cilin pozicion në fushë donte të më aktivizonte. Kjo ndikoi shumë në vendimin tim”, u shpreh Werner./abcnews.al