Vuçiç: Kurti kërkon njohjen e Kosovës që serbët në veri të votojnë në zgjedhje

schedule13:01 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 13:01 - 1 Dhjetor, 2023

Presidenti i Serbis, Aleksandër Vuçiç i është bashkuar Samitit Botëror të Klimës, të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në këtë vizitë Vuçiç është takuar me Charles Michel, si edhe me presidentët e Hungarisë, Polonisë dhe Bjellorurisë. Gjithashtu ai ka treguar se ka biseduar edhe për zgjedhjet dhe situatën me Kosovën. Presidenti serb ka kritikuar Kurtin, se nuk po lejon që serbët në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Sipas tij, Kurti po tregon se Serbia duhet të njohë Kosovën, ‘nëse dëshiron që serbët të marrin pjesë në zgjedhje’, por shton faktin se Bashkimi Europian ka kërkuar nga Prishtina që të sigurojë votën për serbët.

/abcnews.al/