Vuçiç homazhe në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç në Mitrovicë

schedule16:19 - 20 Janar, 2018

schedule 16:19 - 20 Janar, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri homazhe në Veri të Mitrovicës, në vendin ku u vra politikani serb Oliver Ivanoviç në 16 janar të këtij viti.

Edhe pse nuk ishte pjesë e axhendës ai vendosi kurorë me lule para selissë së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”. Më pas, Vuçiç u nis për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokalë. Kjo është vizita e shtatë e Vuçiç në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërsa e para në cilësinë e presidentit të Serbisë./abcnews.al