Vuajtje dhe sakrifica për ëndrrën e madhe, Uzuni: Një takim ndryshoi gjithçka

schedule16:16 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:16 - 24 Shtator, 2020

Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Ferencvaros. Beratasi shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 ndaj Dinamo Zagreb në raundin e tretë të Champions League.

Faza e “play-off” i vendosi kampionët e Hungarisë përballë Moldes. Sfida e parë për një vend në grupet e Champions e zhvilluar në Norvegji mbrëmjen e djeshme, përfundoi në barazim 3-3. Uzuni realizoi sërish, kësaj radhe me kokë dhe Ferencvarosit i mjafton një barazim në kthim për t’u kualifikuar.

25-vjeçari ka vuajtur shumë dhe ka punuar pafund për të mbërritur në këto nivele. Në një prononcim për nemzetisport.hu, Uzuni rrëfen vështirësitë që ka kaluar, duke treguar rreth kohës kur shkoi si emigrant në Greqi bashkë me familjen e tij.

Ne shkuam në Greqi për një jetë më të mirë, por shumë shpejt e kuptuam se ishim të huaj atje. Unë mbërrita në Greqi kur isha 10 vjeç dhe në moshën 14-vjeçare më duhej të punoja disa orë në ditë për të siguruar jetesën. Nuk numërohen se sa punë kanë kaluar në dy duart e mia, por njëra prej tyre solli edhe kthesën e madhe.

Punoja në një restorant dhe atje takova një trajner futbolli. Ai më konfirmoi sesa e vështirë ishte për mua që të stërvitesha në darkë duke vazhduar edhe në restorant, ndërsa unë do ta lija menjëherë punën pasi po rrezikoja futbollin dhe nuk do të isha këtu sot me Ferencvaros.

Fitorja ndaj Dinamo Zagreb? Sigurisht që isha shumë i motivuar për të treguar më të mirën time në fushë. I njihja shumë mirë disa prej lojtarëve të Dinamos, pasi luajta disa vite me Lokomotivën, skuadrën e dytë të qytetit të Zagrebit. Shumë prej tyre më uruan pas ndeshjes, duke thënë që nuk e prisnin të ishte kaq e vështirë kundër nesh“, deklaron Uzuni. /abcnews.al