Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja “pret” Muçin/ Talenti që po shkëlqen në Turqi mendohet protagonist

schedule12:39 - 12 Nëntor, 2026

schedule 12:39 - 12 Nëntor, 2026

Është “Mesia” që të gjithë shpresojnë të shfaqet. Kombëtarja shqiptare ka pasur disa shpresa vitet e fundit, që nga Armando Broja te Kristian Asllani, ndërsa protagonisti I fundit ende I pashfaqur është Ernest Muçi.

Lojtari ofensiv që luan në Turqi për Trabzonsporin, po kalon dy sezonet më të mirë të jetës, duke shkëlqyer në Superligën e në Kupën turke, e duke qenë ndër më të talentuarit e më të veçantët.

Tre gola e gjashtë asistë në vetëm 10 ndeshje të Superligë, madje me kontribut edhe në të paktën dy gola të tjerë, janë provë e qartë e momentit të madh të Muçit, I cili në moshën 25-vjeçare duket se ka arritur pjekurinë.



Përveç klasit në fazën sulmuese, ai po bëhet gjithnjë e më i mirë edhe në atë mbrojtëse, dhe për këtë është titullar dhe tepër I rëndësishëm edhe në këtë Trabzonspor që lideri duhet të ketë Mohamed Salahun.

Sidoqoftë, me kombëtaren, shpërthimi i tij ende nuk ka ndodhur. Muçi ka me kuqezinjtë një gol në tre vitet e fundit, dhe pikërisht atë ndaj Bjellorusisë, në fitoren 2-0 në ndeshjen e parë në grup në Ligën e Kombeve, luajtur në shtator pikërisht në “Arenën Air Albania”.

Kjo edhe pse ka luajtur 21 ndeshje e ka shënuar gjithsej 4 gola. Për fat, trajneri i tanishëm Rolando Maran po beson shumë më tepër tek ai sesa paraardhësi i tij, Silvinjo. Ndoshta, kjo ndeshje vendimtare ndaj Finlandës, mund të jetë ajo e shpërthimit të Ernest Muçit edhe me fanelën kuqezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!