Fare mirë mund t’ia kishte dalë, por përsëri nuk bindi dhe gjithçka përfundoi shumë keq. Kombëtarja e Brazilit dhe i gjithë kombi i madh amerikanolatin provoi një tjetër dështim të rëndë në kupat e botës, duke mos u kualifikuar këtë herë as në çerekfinale.
Norvegjia u duk më inferiore, por sërish u mbajt dhe fitoi 2-1 me dy gola nga gjigandi Erling Haland. Nuk u bëri punë pesë herë kampionëve të botës që në stol kishin Karlo Ancelotin, një nga trajnerët më të dekoruar në histori.
As që krijuan rast pas rasti, me Vinisiusin, Martinelin apo Kasemiron, por sidomos me penalltinë e fituar nga Kunja. Vinisius nuk pranoi ta gjuante, ia la Bruno Gimareshit, që gaboi.
Tifozët vështirë ta falin yllin e Realit.Me kalimin e minutave dhe me humbjen e rasteve, brazilianët sikur u lodhën, dhe Norvegjia u bë e rrezikshme.
Jo vetëm kaq, por nordikët praktikuan një tiki-taka krejt të tyren, me Brazilin që dorëzoi zotërimin e topit, duke e pasur më pak se 34 për qind. Nuk dihet nëse ishte zgjedhje e italianit Anceloti, apo I detyroi kundërshtari, por ky është rekordi negativ që kur nisën të mbahen statistikat në 1966.
Edhe pse, “selesao” e pati sërish ndonjë rast të pastër, sidomos nga Endrik, sërish pas pushimit vikingët e trajnerit Solbaken u bënë shumë kërcënues. Nuk ishte habi që Haland shënoi dy gola, njëri më I bukur se tjetri, ndërsa Odegard, Shjelderup apo Nusa ishin të rrezikshëm. Anceloti hodhi në fushë edhe Nejmarin, por besimi nuk iu shpërblye.
Ish-ylli I madh ishte një fantazëm, edhe pse shënoi me penallti golin e nderit. Brazili këtë herë nuk arriti as në çerekfinale, duke dështuar si në 1990 në Itali kur i eliminoi Argjentina e Maradonës, ndonëse goditën tri herë shtyllat. Këtë herë ishin shumë më dobët, ndërsa prej 24 vitesh nuk e fitojnë titullin botëror, e do të bëhen shpejt 28, duke barazuar rekordin negativ e periudhës pa trofe



