Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Karamuço “ndërton skenën e krimit’: Eglant Koçi dyshohet se u torturua para se të ekzekutohej

schedule23:35 - 18 Qershor, 2026

schedule 23:35 - 18 Qershor, 2026

TIRANË– Pas javësh zhdukjeje, një trup i pajetë, që dyshohet se i përket Eglant Koçit është gjetur në periferi të Tiranës, në zonën e fshatit Ibë. Zbulimi u bë pasi banorët vunë re një numër të madh korbash që qarkullonin mbi një zonë të caktuar dhe njoftuan autoritetet.

Prokuroria ka bërë me dije se familja e viktimës është njoftuar, ndërsa hetimet kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se nga të dhënat e deritanishme dyshohet që viktima fillimisht është mbajtur në një ambient zyre, ku mund të jetë lidhur dhe torturuar për të dhënë informacione apo kode të mundshme rreth “Bitcoin”.



Sipas tij, të dhënat tregojnë se trupi i viktimës mendohet të jetë mbështjellë me natriban dhe më pas është tërhequr dhe është hedhur në greminë, në vendin ku u gjet.

Karamuço shpjegoi se lokalizimi i trupit u bë i mundur falë vëzhgimeve të banorëve dhe policisë, të cilët konstatuan praninë e disa sorrave në zonë. Sipas ekspertit, këto shpendë kanë aftësinë të nuhasin trupat në dekompozim, proces i përshpejtuar edhe nga temperaturat e larta të ditëve të fundit.

“Është dyshuar se është vrarë në një ambient zyre, pastaj nga këqyrja e ekspertëve kriminalistë është parë dhe është rindërtuar vend i ngjarjes, nëpërmjet provave që janë gjetur. Është thirrur fillimisht, është lidhur, është torturuar për marrjen e informacioneve, të ndonjë kodi të mundshëm dhe pastaj është qëlluar në kokë nga një distancë shumë e afërt, sepse ka pasur shenja baruti, kemi njolla gjaku, që tregojnë se personi është mbështjellë me natriban dhe është tërhequr.

Natën e djeshme, nëpërmjet banorëve, por edhe policia, që kanë vërejtur disa sorra, të cilat kanë aftësinë të nuhasin një trup viktime, që ka nisur fazën e dekompozimit, sidomos edhe nga këto temperaturat e larta.

Për shkak se zona ishte në një rrëpirë, është kërkuar ndërhyrja me dron dhe është vërejtur një kufomë, dhe dyshohet trupi i viktimës, por sërish kërkohen analiza.  Kemi një person tjetër,  cili rezulton të jetë i paraburgosur, ndërsa autori është në kërkim. Ka dhënë deponime, por mund të kemi dhe një rezultate edhe për personin e dytë”, tha ai.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe rrëpirës ku ndodhej trupi, Karamuço u shpreh se është kërkuar ndërhyrja me dron. Gjatë kontrollit nga ajri u konstatua një kufomë, e cila dyshohet të jetë e Eglant Koçit, ndërsa priten analizat përfundimtare për konfirmimin zyrtar.

Në lidhje me ngjarjen, një person rezulton i paraburgosur, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim. Sipas Karamuços, i ndaluari ka dhënë deklarime para hetuesve dhe nuk përjashtohet mundësia e zhvillimeve të reja në hetim edhe për persona të tjerë të përfshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!