Vrasja në Shkodër, i dyshuari: Nuk e kam vrarë unë

schedule11:52 - 24 Tetor, 2019

schedule 11:52 - 24 Tetor, 2019

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Marash Arrën që dyshohet si autor i vrasjes së kushëririt ë tij. Ndërsa vetë 26 vjeçari në seancë ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit në Dukagjin.

Arrest me burg me afat 30 ditë është masa e sigurisë që u vendos për Marash Arrën. 26-vjeçari u arrestua nga policia me akuzën e vrasjes me paramendim ku viktimë mbeti 55-vjeçari Lazër Arra, ngjarje e ndodhur më 21 Tetor ne Dukagjin.

Në seancë prokurorja e çështjes Esmeralda Ndodi ka ndryshuar akuzën nga vrasje në moskallzim krimi si dhe kërkoi masë sigurie burg për 30 ditë deri në kryerjen e akt ekspertimit të shenjave të gishtave, dhe rrobat e 26 vjeçarit.

Para trupit gjykues Marashi ka mohuar krimin dhe është shprehur se ai e gjeti të vdekur kushëririn e tij në afërsi të fshatit Ndreaj në Shosh. Më tej ai tha se ishte nisur nga Shkodra për në fshatin Palaj dhe më herët kishte komunikuar në telefon me Lazrin ku kishin rënë dakord që ta priste diku me makinë.

Pasi vonoi dhe nuk erdhi nisa kërkimet dhe pas disa minutash e gjeta tëvdekur, menjëherë njoftova policinë dhe të afërmit, ka deklaruar 26 vjeçari në gjykatë.

Edhe avokati i çështjes Agim Martini ka kërkuar nga gjykata shpalljen e paligjshëm të arrestit dhe një masë më të lehtë, pasi i akuzuari është treguar bashkëpunues dhe nuk provohet që 26 vjeçari të ketë lidhje me ngjarjen.

Gjykatësja e çështjes Ermira Dedja ka kërkuar nga prokuroria plotësimin e dosjes me ekspertizën e të akuzuarit./abcnews.al