Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Edmond Sulës, informacione në RMV/ U vra më 12 korrik, viktima aksioner në një kompani kanabisi mjekësor

schedule17:15 - 19 Korrik, 2026

schedule 17:15 - 19 Korrik, 2026

Prej më shumë se një jave vrasja e Edmond Sulës ende nuk është zbardhur nga policia të cilët nuk kanë rënë në gjurmët e autorit. E shkuara e viktimës dhe konfliket e shumta që ai kishte në zonë kanë bërë që grupi hetimor të mos ketë ende një pistë konkrete.

Sipas burimeve hetimet nga policia për zbardhjen e kësaj ngjarje janë shtrirë përtej aktivitetit të tij brenda Shqipërisë. Sipas informacioneve nga grupi hetimor po verifikohet nëse Sula ka qënë aksioner në një kompani të licencuar për kanabisin mjekësor në Maqedoni.

Autoritetet shqiptare i janë drejtuar homologëve në Maqedoni zyrtarisht për informacione më të detajuara të aktivitetin e Sulës në këtë vend për të vërtetuar nëse ka qënë bashkëpronar i këtij biznesi dhe për të verifikuar aktivitetin e tij atje.



Edmond Sula i njohur dhe me emrin Ali Sula merrej me shitblerje pronash dhe njihej si një person konfliktual në zonë ndërkohë që ishte proceduar nga policia 28 herë për ngjarje të ndryshme. Ndërkohë 50-vjeccari ka qënë I arrestuar në vitin 2019 pasi rezultoi i përfshirë në vrasjen e Indrit Çelajt dhe sipas dosjes hetimore Sula ndihmoi autorin e vrasjes Griseldo Kusin të largohej nga vendi i ngjarjes dhe për moskallëzim krimi.

Sula mbeti viktimë e një atentati në orët e para të 12 korrikut ku u qëllua me një plumb në shpinë ndërsa po hynte në banesën e tij. Dyshohet se autori ta ketë qëlluar nga një distancë rreth 50 metra pikërisht në një fushë përballë banesës së tij.

Edhe pse banesa e viktimës ka qënë e pajisur me kamera sigurie kjo nuk e ka ndihmuar grupin hetimor pasi në pamje nuk shikohet autori dhe as intinerari që ai ka ndjekur para dhe pas vrasjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!