Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Edmond Sulës, e mirëorganizuar/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

schedule09:07 - 13 Korrik, 2026

schedule 09:07 - 13 Korrik, 2026

Përfshirja në një vrasje në 2019 në ‘Myslym Shyr’, kjo është një nga pistat ku është përqëndruar hetimi për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond Sula mbrëmjen e së shtunës në zonën e Vorës.

Edmond Sula u arrestua nga policia pasi rezultoi i përfshirë në vrasjen e Indrit Çelajt dhe sipas dosjes hetimore Sula ndihmoi autorin e vrasjes Griseldo Kusin të largohej nga vendi i ngjarjes dhe për moskallëzim krimi.

Viktima kishte shkuar të montonte një kondicionerin në një vilë që po ndërtohej në Myslym Shyr dhe dyshohet se u vra nga dy vëllezërit. Dëshmia e Sulës, dyshimi se ndihmoi autorin të largohej nga ngjarja dhe moskallëzimi i vrasjes, thanë burimet nga grupi hetimor, kanë çuar në hetimin e kësaj piste.



Por nuk përjashtohet as pista e konflikteve për pronën pasi 50-vjeçari merrej me shitblerje pronash. Mungesa e kamerave të sigurisë në zonë ka vështirësuar punën e grupit hetimor për zbardhjen e detajeve për autorin i cili dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë.

Këto dyshime vijnë pasi atentati duket i mirëmenduar, viktima u qëllua me një plumb në pjesën e shpatullës që i preku dhe organin e zemrës duke e lënë të vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që nuk është gjetur as gëzhojë e as ndonjë provë tjetër, dyshohet se autori ka qenë i vetëm dhe ka lëvizur në këmbë. Policia po verifikon lëvizjet e ditëve të fundit para vrasjes së 50-vjeçarit për të parë nëse ka ndonjë lëvizje të dyshimtë ose nëse është ndjekur apo mbikëqyrur nga ndonjë person.

Familjarëve u është marrë deklarata dhe janë shprehur se 50-vjeçari tregonte episode diskutimesh apo debatesh të vogla nga puna e tij e përditshme me shitjen apo blerjen e pronave, por nuk ka shprehur asnjë debat apo konflikt serioz.

Autori i vrasjes së Edmond Sulës dyshohet të jetë qitës me pagesë, ky dyshim vjen nga grupi i hetimit pasi atentati ka qenë i mirëorganizuar, autori që ka qenë 1 s’ka lënë thuajse asnjë provë në vendin e ngjarjes, ai ka shtënë me një plumb dhe gëzhoja nuk është gjetur në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!