Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Artan Myrtaj në Sarandë/ Dalin fotot e autorëve: Me skafandër dhe armë në dorë

schedule14:32 - 25 Shtator, 2026

schedule 14:32 - 25 Shtator, 2026

ABC News ka arritur të sigurojë fotot e dy autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë.

Siç shihet edhe në pamje autori i dyshuar, mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.



Në foton tjetër është drejtuesi i motorit me targa greke, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar.

Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës, ku, krahas tij, u plagos edhe një 73-vjeçar.

Ekzekutimi i tij dyshohet se lidhet me një sërë ngjarjesh të regjistruara në Sarandë, që zanafillën e kanë në një plagosje të regjistruar në korrik të vitit 2025. Myrtaj rezulton të ketë qenë pjesë e atij konflikti, ndaj dhe hetuesit janë përqendruar te kjo pistë hetimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!