Vrasja e 46-vjeçarit në Patos, policia zbardh krimin, arrestohet vëllai dhe nipi i viktimës

schedule10:29 - 19 Korrik, 2020

schedule 10:29 - 19 Korrik, 2020

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për veprën penale plagosje me dashje.

Sipas policisë shtetasit me iniciale A. S., 59 vjeç, vëllai i 46 vjeçarit, i cili humbi jetën një ditë më parë dhe G. S., 28 vjeç,kanë dhunuar nënën e fqinit 31 vjeçar i cili goditi me thikë me pasojë vdekjen 46 vjeçarin Përparim Sehati.

LEXO EDHE: U qëllua me thikë nga fqinji dhe humbi jetën në spital, kryeplaku: U vranë për 3 rrënjë kumbulla

Njoftimi i plotë:

Dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit.

Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shteasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S)

G.S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./abcnews.al