Vranë shokun për një kapele, Gjykata la në burg autorët

schedule10:37 - 7 Nëntor, 2017

schedule 10:37 - 7 Nëntor, 2017

Gjykata e Shkodrës la në burg dy 17 vjeçarë Elvis Hoxhën dhe Ditmir Harifin. Hoxha akuzohet se ka qëlluar direkt mbi Hermes Beqirin, i cili ndërroi jetë në spital, kurse 17 vjeçari tjetër Harifi është personi që drejtonte motorrin dhe largoi autorin nga vendi i ngjarjes. Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Hoxhën dhe Harifin megjithëse avokati i këtij të fundit kërkoi një masë më të zbutur. Ngjarja ndodhi në Guerrile të Shkodrës në ambjentet e një lokali. Midis të rinjve pati një sherr banal për një kapele, sherr që përfundoi me vrasjen e Hermes Beqirit./abcnews

https://youtu.be/wk4EfIvd6Xs