Von der Leyen: “Europa me ju deri në fitore”

schedule11:25 - 1 Korrik, 2022

schedule 11:25 - 1 Korrik, 2022

Ushtria e Putinit ende po vret vëllezërit dhe motrat tuaja. Po vazhdon të pushtojë tokën tuaj, të vjedhë grurin dhe të bombardojë qytetet tuaja. Ju po reagoni me guxim dhe Europa do të qëndrojë në krah të Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme. Ne nuk do të ndalemi derisa ju të fitoni.”

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një video-live me Parlamentin e Ukrainës.

Ushtarët tuaj të guximshëm të vijës së parë po bëjnë sakrifica ekstreme për të mbrojtur tokën e Ukrainës dhe popullit të saj. Dhe pas linjave, ka një numër të panumërt ukrainas të tjerë që punojnë për të mbështetur këtë përpjekje kombëtare.

Të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të ndritshme. Ky është një brez i guximshëm, të cilët po marshojnë drejt vizionit të tij “, theksoi ajo.

/abcnews.al