Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vokshi çon në Parlamentin Europian çështjen e Teatrit Kombëtar

schedule11:10 - 27 Qershor, 2018

schedule 11:10 - 27 Qershor, 2018

Deri në Parlamenti Evropian ka shkuar debati mbi Teatrin Kombëtar. Është Kryetarja e komisionit parlamentar të edukimit e medias Albana Vokshi këmbënguli që në axhendën e diskutimeve mbi trashëgiminë kulturore të Evropës të jetë edhe mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

“Arsyeja kryesore pse kërkova fjalën është kjo godinë i përket qendrës së qytetit, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm Italian Xhulio Berte, e cila qënë për 80 vite Teatri Kombëtar. Aktualisht jemi në javën e tretë të një proteste të përditshme nga artistët para Teatrit sepse qeveria ka vendosur ta shembë. Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë sepse qeveria vendosi ta prishë që ti japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta. Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë por edhe ti kushtoni më shumë vëmëndje vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për të lidhur të shkuarën me të ardhmen”.



Deputetja e parlamentit shqiptar tha para autoriteteve të larta evropiane se trashëgimia kulturore shqiptare është duke u rrënuar.

“Arsyeja pse kërkova fjalën sot është ndarja e një shqetësimi dhe një apel për të gjithë ju. Ndërsa flasim, kati i parë i Bibliotekës Kombëtare është nën ujë pas stuhisë dhe mund të jenë mijëra libra që mund ti humbasim. Me vete kam edhe disa foto, ura e Hoshtovës dhe Orgockës. Këtu kam edhe një manastir mëse 300 vjeçar në jug të vendit që janë zhdukur për shkak të mungesës së vëmëndjes nga autoritetet”.

Këto deklarata kryetarja e komisionit parlamentar të edukimit e medias i bëri edhe në prani të kryetari të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Cleade Juncker./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!