Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, vihet në pranga 17-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Nga veprimet hetimore dyshohet se i mituri, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


