VLORË– Historia e Shqipërisë tërheq të huajt. Në Vlorë turistët nuk largohen nga qyteti pa vizituar muzetë e tij.
Ndikuar nga rritja e numrit të vizitorëve muzetë do të qëndrojnë të hapur përtej orarit të zakonshëm.
Turistët do të kenë mundësi t’i vizitojnë dhe gjatë fundjavës deri më 15 shtator.
Në Vlorë sezoni turistik pritet të shënojë rritje të numrit të turistëve që vizitojnë muzetë sipas përgjegjësit të tyre./abcnews.al



