Pronari i një pike këmbimi valutor u grabit me dhunë në orët e vona të së dielës në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës. Grabitësit kanë marrë forcërisht paratë pasi kanë goditur me sende të forta pronarin e pikës së këmbimit valuator. Ende nuk dihet sa ka qenë shuma e grabitur, por policia lokale shkoi në vendin e ngjarjes dhe mësohet se është vënë në ndjekje të autorëve./abcnews.al