Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora 508 mesazhe me Gysin/ Ish-kreu i SHISH u pyet nga SPAK javën e kaluar, por u mbajt sekret

schedule15:06 - 23 Shtator, 2026

schedule 15:06 - 23 Shtator, 2026

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni dhe biznesmeni i arrestuar Ergys Agasi kishin komunikim të vazhdueshëm me njëri tjetrin, madje sipas Prokurorisë së Posaçme dyshohet se Hyseni e ndihmonte atë duke i dhënë informacione të klasifikuara edhe gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

SPAK disponon rreth 508 forma bisedash, që përfshijnë komunikime telefonike dhe biseda në aplikacione të ndryshme të kryera mes Hysenit dhe Agasit nga data 28 qershor deri në 26 gusht të kryera mes Hysenit dhe Agasit, kohë kur biznesmeni i akuzuar për grup të strukturuar kriminal ishte në kërkim.

Vlora Hyseni u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme javën e kalura, ku përpara prokurorëve të çështjes pranoi që ka patur komunikime me Agasin, por mohoi të ketë bashkëpunuar apo ta ketë takuar fizikisht atë.

Drejtoresha e SHISH dhe biznesmeni kishin lidhje personale me njëri tjetrin. Kjo vërtetohet nga bisedat e zberthyera nga Prokuroria e Posaçme. Megjithatë, përtej lidhjes personale, ish zyrtarja e lartë e ndimonte Ergys Agasin me çështjen penale që SPAK kishte hapur ndaj tij.

Ajo ka patur komunikim të vazhdueshëm me atë, edhe pse ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për 7 vepra penale. Ndaj Vlora Hysenit, GJKKO ka firmosur masën arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra, si person që ka përkrahur Ergys Agasin dhe se i ka dhënë këtij të fundit informacione të klasifikuara si shtetërore.

Hyseni bashkë me Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalucin, dy persona të tjerë ndaj të cilëve gjykata vendosi masë, pritet të dalin nesër përpara GJKKO për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!