Vllaznia nuk di të ndalet në merkato, zyrtarizon një tjetër lojtar

schedule22:17 - 24 Gusht, 2020

schedule 22:17 - 24 Gusht, 2020

Skuadra e Vllaznisë vazhdon të zyrtarizojë futbollistë. I radhës, është Demir Imeri, mesfushori i avancuar.

“Një tjetër futbollist cilësor është bërë pjesë e KF Vllaznia nga mbrëmja e sotme. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me mesfushorin e avancuar Demir Imeri.

Pas përvojave me disa ekipe të tjera, Imeri tashmë është vënë nën urdhërat e stafit teknik dhe është një element më shumë në dispozicion të tij. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij lojtari dhe njëkohësisht premton se në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime cilësore për skuadrën tonë”, shkruhej në njoftimin e klubit./abcnews.al

\