Nuk kanë ndërmend të ndalen. Vajzat e Vllaznisë në futboll vazhdojnë dominimin në Shqipëri, dhe këtë e konfirmuan sërish me titullin e radhës.
Edhe pse luajtën në fushë kundërshtare, në “Arenën e Demave” përballë Partizanit vendas, sërish skuadra shkodrane e femrave triumfoi 2-0.
Titulli i 12-të radhazi u sigurua falë golave të shënuara nga Bajraktari dhe Megi Doçi.
Një sukses i madh i skuadrës së drejtuar nga trajnerit Nikolin Leka, dhe financuar nga presidenti Lazër Matija.
Vajzat shkodrane kanë fituar gjithashtu edhe 10 kupa, përveç 12 kampionateve, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Kampionëve, aty ku dy vjet më parë arritën kulmin duke siguruar fazën e grupeve.
Në atë kohë luajtën kundër Realit apo Çelsit.
Partizani ndërkaq pati gjithashtu një sukses të madh, sepse për herë të parë shpallet nënkampion i vendit.
Vajzat kryeqytetase do të luajnë gjithashtu në kontinent, në Kupën e Europës, që është ekuivalent i Ligës së Europës për meshkuj./abcnews.al