Vllaznia e mbaruar? Eni Imami “u tërheq veshin” rivalëve me këtë mesazh

schedule12:20 - 5 Mars, 2021

schedule 12:20 - 5 Mars, 2021

Vllaznia ende kryeson kampionatin, por rivalët si Laçi, Teuta dhe Partizani janë afruar ndjeshëm. Gara për titullin kampionat është mjaft e fortë, por kuqeblutë kanë pasur probleme javët e fundit.

Në shtatë ndeshje skuadra e Thomas Brdaric ka marrë vetëm 6 pikë, çka tregon edhe për një minikrizë te skuadra shkodrane. Gjithsesi optimizmi nuk mungon te futbollistët.

Eni Imami, i cili pas ndeshjes me Bylisin që Vllaznia e fitoi në minutat shtesë mendonte se titullin e kishin çuar deri në Fushë-Krujë, ka një mesazh për rivalët.

Në rrjetet sociale ai ka postuar disa foto nga ndeshja e fundit që Vllaznia luajti kundër Teutës, ndërkohë që shkruan: “Ne kurrë nuk dorëzohemi, fiksojeni në mendje të gjithë këtë”. /abcnews.al