Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vlerësojmë ecurinë e Shqipërisë”, Costa në Tiranë: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

schedule12:48 - 2 Qershor, 2026

schedule 12:48 - 2 Qershor, 2026

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa u shpreh në konferencën për media në Tiranë me kryeministrin Edi Rama se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Ai vlerësoi punën e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“I dashur Edi shumë faleminderit për mikpritjen në Tiranë, është gjithmonë kënaqësi të vi këtu, përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE.



Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, është fillimi i një faze tjetër që është impenjative. Sic e thoni edhe ju këto reforma janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike.

Ju inkurajoj të përshpejtoni përpjekjet tuaja në luftën ndaj korrupsionit. BE është partneri më i besueshëm I Shqipërisë,po ashtu edhe tregtar. Ju po integroheni në tregun ekonomik të BE po ashtu në roaming. Pra, bëhesh pjesë e një bashkimi politik.

BE ka sjellë paqe në kontinent për gjithë shtetet anëtare, zgjerimi u ofron këto mundësi fqinjëve tanë si Shqipëria. Në këto kohë plot pasiguri gjeopolitike dhe pa stabilitet ekonomik, zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!