Vladimir Putin: Brenda pak ditësh gati vaksina kundër COVID-19

schedule10:56 - 11 Gusht, 2020

schedule 10:56 - 11 Gusht, 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vaksina e parë në botë kundër COVID-19 do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh.

Ai thekson se kjo vaksinë do t’i hapë rrugë Covid -19 njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë.

Më tej ai shton se mjekësia ruse e ka menaxhuar më së miri pandeminë  dhe se shkencëtarët rus kanë kaluar fazat e nevojshme të vaksinës.  Vaksina do të jetë shpresë jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën, shprehet Putin.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda pak ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testit. Mjekësia jonë është ka bërë një punë të mirë me epideminë dhe tani i jep shpresë jo vetëm vendit tonë, por gjithë botës. Tani vaksina ruse do t ‘ i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska dhe izolim social”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.