Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vjosa Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

schedule19:20 - 29 Maj, 2023

schedule 19:20 - 29 Maj, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se tensionet në veri po shkaktohen nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, , Osmani dënoi dhunën në veri, teksa akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Osmani në Twitter.



Të premten, më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat, që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Një ditë më herët, ata ishin betuar në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave për shkaqe sigurie. Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërkaq Policia e Kosovës njoftoi se të paktën pesë zyrtarë policorë pësuan lëndime.

Rritja e tensioneve u dënua nga faktori ndërkombëtar, ndërkaq Serbia ngriti gatishmërinë luftarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!