Vjosa Osmani mesazh qytetarëve të Kosovës: Në ditë festash njerëzit po ndahen nga të dashurit

schedule16:28 - 31 Korrik, 2020

schedule 16:28 - 31 Korrik, 2020

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar për rekordeve të viktimeve të shënuara në dy ditët e fundit.

Osmani thotë se 31 familje po varrosin të dashurit e tyre në ditët e festave kur duhet të mbizotërojë gëzimi dhe hareja.

Ajo shprehet se dhimbja duhet të shërbejë për një alarm për të gjithë dhe në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

“31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë. Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit”, shkruan Osmani./abcnews.al