Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia në konferencën për media të mbajtur mbrëmjen e së premtes ka hedhur poshtë lajmin se ai ka anuluar kontratën me kompaninë Pfizer për vaksina.
“Sot në vend të një konferencë për të treguar për masat e reja, më duhet të flas për një lajm të pavërtetë. I cili është i dëmshëm për procesin e vaksinave. Lajmi i publikuar në Gazetën Insajder është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, tha ai.
Ministri tha se tashmë është themeluar komisioni për negocimin e vaksinave kundër COVID-19.
Gazeta në fjalë gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.
Sipas gazetës e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator. /abcnews.al/