Viktimat, të infektuarit dhe shëruarit, si ka ndryshuar kurba e Covid-19 në 3 ditët e fundit

schedule16:34 - 26 Nëntor, 2020

schedule 16:34 - 26 Nëntor, 2020

Në dy ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një ulje të numrit të viktimave  krahasuar  me të martën që ishte kulmi me 19 fatalitete. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se u shënuan 10 viktima, pra 2 më shumë se një ditë më parë, që ishin 8 brenda 24 orëve. Përpos Tiranës, sot në listën e qarqeve me bilanc të rëndë negativ ishte edhe Durrësi, që ashtu si kryeqyteti kishin nga 3 viktima.

Të infektuarit sot kishin një rritje të vogël krahasuar me dje. Në 24 orët e kaluara ishin 644 të infektuar nga 2137 teste, ndërsa sot kemi 12 të prekur më shumë nga 37 teste më shumë që janë bërë, pra 2.174 tamponë. Vendin e parë për të infektuarit nuk ka asnjë dyshim që e mban Tirana. Krahasuar me të martën numri i të infektuarve është i vogël, po ashtu edhe i testimeve të bëra.

Të shëruarit sot ishin 321, një ulje krahasuar me dje që ishin 365, por këtu llogaritë bëhen automatike, pra nëse ke kaluar 14 ditë nga infektimi, ministria të fut në listën e të shëruarve pa tampon negativizimi. Por si është gjendja në spitale? Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 8 më shumë se dje (455 ishin të martën), 15 sot janë në terapi intensive,  pra 4 më pak se dje, ndërkohë që 4 pacientë janë të intubuar, 3 më pak se dje./ db/Abcnews.al