Çfarë ndryshoi nga dje? U ulën testimet, sot më pak të infektuar, rritet numri i të shtruarve

schedule16:28 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:28 - 25 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan 8 humbje jete dhe 644 raste të reja me koronavirus nga 2137 testime, që u realizuan, ndërsa 365 persona u shëruan.

Por si është raporti krahasuar me një ditë më parë për fatalitetet, të infektuarit, testimet, të shëruarit dhe të shtruarit në spitalet Covid në Tiranë?

Numri i viktimave krahasuar me dje është përgjysmuar. Të martën ishin 19, ndërsa sot 8. Rastet e reja, dje ishin 744 nga 2505 testime, sot ishin 644 të infektuar nga 2137 tamponë që janë bërë. Pra kemi një ulje të numrit të testimeve që ka sjellë edhe një ulje të rasteve pozitive.

Dje ishin 436 qytetarë të shëruar, sot 365, por në këtë pikë llogaritja e atyre që mendohet se e kanë kaluar koronavirusin bëhet automatikisht, pasi ministria i cilëson të shëruar pas 14 ditësh, pa tampon.

Në spitalet covid ndodhen 461 pacientë, 11 më shumë se dje, 19 janë në terapi intensive, 2 më pak se dje, ndërsa shifrat e të intubuarve nuk ka ndryshuar nga 24 orët e kaluara, 7./ db/Abcnews.al