Ditë tragjike, 19 viktima nga koronavirusi dhe 744 raste të reja

schedule16:30 - 24 Nëntor, 2020

schedule 16:30 - 24 Nëntor, 2020

Si kurrë më parë, ditë tragjike në Shqipëri. 19 pacientë kanë humbur luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë në spitalet covid në Tiranë. Rekordin e mban Tirana me 7 qytetarë që kanë humbur jetën, më pas vjen Elbasani. Viktimat janë; 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Rastet e reja të infektimeve vijojnë që të jenë shumë të larta, teksa sot janë shënuar 744 nga 2505 testime që janë bërë në të gjithë vendin, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll” njofton ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore            744

Të shëruar ne 24 orë        436

Të shtruar në spitale         455

Humbje jete në 24 orë    19

Testime ditore                 2.505

Testime totale                 177.705

Raste pozitive                  34.300

Raste të shëruara             16.666

Raste Aktive                     16.899

Humbje jete                       735

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8703

Fier        1333

Durrës 1246

Korçë    951

Shkodër   875

Vlorë     827

Elbasan 795

Lezhë    673

Berat     510

Gjirokaster 474

Kukës    362

Dibër     150

db/Abcnews.al