Viktima më e re nga koronavirusi në SHBA, vdes foshnja 5-muajshe

schedule10:15 - 25 Prill, 2020

schedule 10:15 - 25 Prill, 2020

Një foshnje 5 muajshe, bija e një zjarrfikësi vdiq nga koronavirusi në New York, duke u bërë një nga viktimat më të reja të njohura të pandemisë.

Jay Natalie, që është emri i vajzës, ndërroi jetë pas një muaj trajtimi në një spital të Bronx, ku u shtrua në spital më 21 mars për shkak të etheve të larta.

 

Prindërit e saj qëndruan pranë saj gjatë gjithë kohës, tha Wanda La Santa, gjyshja e vogëlushes.

Kishte një periudhë kur gjendja e Jay-Natalie dukej se përmirësohej – lëngu në mushkëri ishte duke u pastruar, dhe familja e saj ishte optimiste.

Por ajo papritmas pësoi arrest kardiak dhe mjekët nuk mund të shpëtonin, tha Wanda.

Wanda tha se djali i saj dhe nusja janë “shkatërruar” nga vdekja e Jay-Natalie. Ajo ishte fëmija i parë i çiftit dhe nipi i parë i Wanda.

“Ajo ishte gjëja më e çmuar që kishim,” tha Wanda.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve , tre fëmijë midis moshës 1 dhe 14 vjeç kanë vdekur nga virusi që nga 2 rilli./abcnews.al