Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vihet në kontroll zjarri në Cfir të Mallakastrës, digjen 2 hektarë toke dhe 50 rrënjë ulliri

schedule20:42 - 30 Korrik, 2026

schedule 20:42 - 30 Korrik, 2026

Eshtë vendosur nën kontroll zjarri ne fshatin Cfir të Mallakastrës.

Zjarrfikësit e Mallakastrës punuan për më shumë se 4 orë për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe rreth 50 rrënjë ullinj.
Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka më vatra aktive zjarri. Në terren vijojnë të qëndrojnë 9 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të cilët po monitorojnë zonën për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!