Video/ Vlorë, arrestohet pjestari i grupit kriminal të Met Kananit

schedule17:29 - 13 Shtator, 2018

schedule 17:29 - 13 Shtator, 2018

Një tjetër anëtar i grupit të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve të Met Kananit ka rënë në prangat e policisë.  Bëhet fjale për Besmir Lupin nga Vlora. Policia e Vlorës sqaron përmes një njoftimi për shtyp se kapja dhe ndalimi I 32 vjeçarit u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë kërkoi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Kjo gjykatë më 11 maj të këtij viti caktoi ndaj Besmir Lupit  masën e sigurimit “arrest me burg”, për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”. Në kuader të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, pak muaj më parë, policia turke arrestoi kreun e grupit të strukturuar kriminal Met Kanani.

Njoftimi i Policisë

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të proçedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  :

  • Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për  ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale. /abcnews.al