VIDEO/ “U rikthye në jetë”, shoferi fluturon jashtë makinës pas përplasjes nga kamioni, shpëton dhe ngrihet vetë në këmbë

schedule21:34 - 6 Gusht, 2022

schedule 21:34 - 6 Gusht, 2022

TURQI – Një aksident i frikshëm ka ndodhur në periferi të Çorumit. E gjithë kjo skenë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe është shpërndarë në mediat e huaja.

Ashtu siç shihet në video, dy makinat janë përplasur aq fort sa janë shkërmoqur. Fati ka dashur që shoferi i kamionçinës, të fluturojë në ajër nga përplasja por në fund është ngritur në këmbët e veta duke shpëtuar i gjallë. Shumë komentues e kanë cilësuar fatin e shoferit në fjalë si një rikthim në jetë.

(Kliko këtu për të parë videon)

Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se kamioni ka goditur në anën e majtë të kamionçinës teksa automjetet e tjera kanë qenë duke pritur në kryqëzim. Kur shikojmë këto pamje, të bie ndërmend fjala e urtë, “jetë gjati nuk bëhet jetëshkurtër”.

/abcnews.al/