54-vjeçari Valmir Lame u gjet i mbytur në rezervuarin në fshatin Kamenicë në Korçë. Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve intensive nga palombarët. 54-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej 26 janarit. Ditën e sotme palombarët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, nga rezervuari.
Babai i viktimës është shprehur se i biri nuk ka pasur ndonjë problem. Të vetmen shqetësim që kishte ishte dhimbja e kokës, ka treguar ai, duke thënë se për këtë e ka dërguar në spital çdo dy tre ditë.
“Ndonjë problem nuk kishte, por ka shfaqur dhimbje koke dhe e çoja urgjent në spital çdo dy tre ditë. Ambulanca vite këtu, i bëri gjilpërë një qetësuese. Nuk ma mbanin, i bënin qetësues dhe iknim. Kam edhe skanerin edhe analizat. Do ta dërgoja sërish në 6 shkurt pasi një doktor më tha të bëja kontrolle me urgjencë dhe më pas ta dërgoja në Tiranë”, ka treguar babai i viktimës, Valmir Lami.
Ndërkohë nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas policisë dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.
/abcnews.al/