VIDEO/ Triumfojnë Partizani e Tirana, Apolonia tregon “muskujt” me Laçin

schedule15:40 - 16 Janar, 2021

schedule 15:40 - 16 Janar, 2021

Partizani dhe Tirana i janë përgjigjur Vllaznisë dhe Teutës, pasi kanë mposhtur respektivisht Skënderbeun dhe Kastriotin. Disfatë për Laçin, që u thye në Fier nga Apolonia që mori tre pikët kundër bardhezinjve të pompuar si kandidatë për të fituar titullin.

 

Renditja

Partizani e mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-2, teksa të kuqtë shënuan dy gola në shtatë minutat e para të ndeshjes. Bardhi dhe Solomon realizuan me kokë, ndërkohë që në të njëjtën mënyrë për korçarët realizoi Mensah në fraksionin e dytë të lojës.

Në kryeqytet Kastrioti befasoi me Devid, i cili shënoi për krutanët e Kastriotit. Gjithsesi Tirana reagoi dhe barazoi me Bathën dhe më pas kaloi edhe në epërsi me Muçin, duke u rikthyer te fitorja me rezultatin 2-1.

Në Fier Mario Gjata shënoi për Apoloninë që në minutën e 20-të, gol që mbeti në fuqi deri në fund. Laçi realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë me Harmon, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje dhe polemikat pritet të jenë të shumta. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
Apolonia-Laçi 1-0
Shënues: Gjata 20′
Skënderbeu-Partizani 1-2, 
Shënues: Mensah 65′ / Bardhi 3′, Solomon 7′
Tirana-Kastrioti 2-1
Shënues: Batha 35′, Muçi 52′ /  Devid 21′

65′ Skënderbeu ka ngushtuar shifrat në 1-2 ndaj Partizanit në Korçë. Mensah shfrytëzoi në maksimum një goditje këndi dhe nuk fali në shtyllën e dytë.

52′ Ernest Muçi realizon golin e dytë për Tiranën dhe përmbys rezultatin. Ismajlgeci asistoi për sulmuesin, i cili mposhti portierin Hidi

45+1′ Laçi gjeti rrugën e rrjetës kundër Apolonisë me Van Dave Harmon, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje

35′ Idriz Batha ka barazuar në “Selman Stërmasi”. Kapiteni i Tiranës mposhti portierin Isli Hidi dhe vendosi baraspeshën

21′ Devid i Kastriotit surprizoi Tiranën. Brenda zonës, sulmuesi brazilian nuk fali dhe e ndëshkoi portierin Visar Bekaj

21′ Apolonia ka ndëdhkuar skuadrën e Laçit me anë të sulmuesit Mario Gjata. Fierakët në epërsi

7′ Asani asiston sërish. Sulmuesi anësor krosoi në zonë, aty ku Solomon me kokë realizoi në portën e Skënderbeut

3′ Krosim nga Asani nga një goditje dënimi dhe Jurgen Bardhi me kokë arriti të befasonte portierin Dajsinani