VIDEO/ Triumfi me “tris”, Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë

schedule16:55 - 17 Janar, 2021

schedule 16:55 - 17 Janar, 2021

Tottenham reagoi në mënyrën më të mirë pas barazimit shtëpiak kundër Fulham (katër ditë më parë). Skuadra e Jose Mourinhos triumfoi 1-3 në fushën e Sheffield United, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në kampionat.

Spurs zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë. Serge Aurier zhbllokoi takimin në minutën e pestë, teksa kapiteni Harry Kane tundi rrjetën pesë minuta përpara mbylljes së fraksionit të parë të ndeshjes.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të David McGoldrick (53′), por goli i Tanguy Ndombele nëntë minuta më vonë vulosi triumfin e skuadrës mike, që rikthehet të marrë tre pikë jashtë fushe pas dy muajsh.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Tottenham përkohësisht në vend të katërt me 33 pikë, tre më pak se Manchester United i vendit të parë, që luan në “Anfield” përballë Liverpool, duel që nis në orën 17:30. /abcnews.al