VIDEO/ Tragjike në Angli, shqiptari digjet i gjallë brenda fabrikës me kanabis

schedule16:23 - 9 Qershor, 2020

schedule 16:23 - 9 Qershor, 2020

Një shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një fabrikë kanabisi. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar.

Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore raporton abcnews.al.

Autoritetet britanike e kanë identifikuar viktimën si Margaritis Xhindi, 43-vjeç nga Shqipëria, baba i tre fëmijëve, i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe në mënyrë të jashtëligjshme dhe besohet se mbahej kundër vullnetit të tij si punëtor në fabrikën e kanabisit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill.

Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.

Të enjten, pas orës 19:30, shqiptarët u nxorën pas shumë sforcove nga aty dhe u dërguan në spital.

43-vjeçari humbi jetën nga plagët e marra ndërsa i riu mbijetoi.

Detektivët u shprehën se ata ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!