Roy Keane, legjenda e Manchester United, ka komentuar në Sky Sports penalltinë që Liverpool fitoi në përballjen e djeshme kundër Manchester City. Në shënjestër përfundoi Kyle Walker, i cili e pengoi në zonë Sadio Mane.
“E fitoi atë penallti sepse Mane ka përballë një idiot. Njerëzit me thonë që ai ka luajtur mirë, por nuk e shoh askund këtë gjë. Është një aksident rrugor, gjithnjë i rrezikshëm për ekipin e vet”, shprehet Keane gjatë komentit.
Roy Keane on how Sadio Mane won a penalty against Kyle Walker:
"Because he's up against an idiot. People tell me he's been playing well but I don't see it. He's a car crash." ?
[Sky Sports] pic.twitter.com/8Sju4Ogv0o
— GOAL (@goal) November 8, 2020
Takimi City-Liverpool përfundoi në barazim 1-1 dhe për “Qytetarët” e shënoi golin e barazimit braziliani Gabriel Jesus, ndërsa De Bruyne nuk shfrytëzoi një penallti në favor për të realizuar golin e epërsisë. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1325495019369861122


