VIDEO/ Si i gënjeu 3 javë më parë Enzo Fernandez tifozët e Benficës

schedule23:26 - 3 Shkurt, 2023

schedule 23:26 - 3 Shkurt, 2023

Pas Kupës së Botës në Katar, ku Enzo Fernandez u shpall lojtari më i mirë i ri, Chelsea hyri në garë për mesfushorin e Benfica-s.

Negociatat u zvarritën dhe nga fundi i janarit, zhurma rreth Chelsea dhe Enzo u qetësua. Megjithatë, në ditën e fundit të dritares së transferimeve, Todd Bowley edhe një herë befasoi botën duke derdhur 120 milionë euro për ta çuar Fernandez në Londër sa më shpejt të jetë e mundur.

Enzo kishte zgjedhur tashmë një numër dhe kishte pozuar për një foto me fanellën e bluve, vetëm tani fansat i kujtuan episodin nga ndeshja e fundit e Benfica-s, ku ai tregonte stemën e klubit portugez së bashku me gjestin: “Jam këtu”.