Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shuhet plotësisht zjarri në Drizë, digjen mbi 100 hektarë. Një i arrestuar

schedule09:33 - 6 Korrik, 2026

schedule 09:33 - 6 Korrik, 2026

Fier – Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu fshatrat Drizë dhe Peshtan është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe forcat në terren.

Sipas të dhënave zyrtare, fatkeqësia natyrore nisi më 05.07.2026 rreth orës 11:00 dhe u lokalizua e më pas u shua në orën 20:20. Zjarri përfshiu sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, duke djegur rreth 100–110 hektarë.

Në operacionin e gjerë të shuarjes u angazhuan forca të shumta, përfshirë helikopterë dhe mjete zjarrfikëse nga disa bashki të qarkut Fier, si dhe forca të Forcave të Armatosura.



Në total u përdorën 4 mjete ajrore dhe 15 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 efektivë zjarrfikës, 35 efektivë të Forcave të Armatosura, 40 efektivë policie, si dhe dhjetëra forca bashkiake dhe vullnetare nga zonat përreth.

Ndërsa një person është arrestuar për zjarrin në Drizë.

Për shkak të rrezikut të përhapjes pranë banesave, u krye evakuimi i përkohshëm i 12 familjeve, ndërsa falë ndërhyrjes në kohë u shmangën dëme në struktura banimi, megjithëse flakët arritën deri në oborret me bimësi.

Njoftimi i policisë;

Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në territorin e disa fshatrave, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në fshatin Drizë, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin 20 vjeç, banues në Drizë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Drizë dhe në fshatrat përreth, ku u shkaktuan dëme materiale.

Shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e flakëve, pa pasoja për jetën e qytetarëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!