VIDEO/ “Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

schedule22:01 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 22:01 - 2 Dhjetor, 2022

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupeve.

Ashtu siç parashikohej, kjo ka qenë një ndeshje intensive dhe plot emocione.

Xherdan Shaqiri ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.

Festa nuk zgjati shumë pasi Serbia barazoi në minutën e 26-të nga një goditje me kokë të Mitrovic. Por, akoma edhe më keq, Serbia përmbys rezultatin në minutën e 35-të me anë të Vlahovic.

Pranë përfundimit të pjesës së parë, konkretisht në minutën e 44-të, Embolo shënon golin e barazimit duke i dërguar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të, Vargas asiston për Freuler dhe nuk gabon përballë portës duke përmbysur shifrat. Më pas, rastet ishin të shumta dhe tepër intensive, ku madje Xhaka u përplas veerbalisht edhe me lojtarët e Serbisë të cilët ndodheshin në pankinë.

Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë në grup me kuotën e 6 pikëve, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Katar 2022 të cilët do të gjejnë Portugalinë e Cristiano Ronaldos./ h.ll/abcnews.al

2-3

44′ 2 – 2 Breel Embolo Assist: S. Widmer

35′ 2 – 1 Dušan Vlahović

26′ 1 – 1 Aleksandar Mitrović Assist: D. Tadić

20′ 0 – 1 Xherdan Shaqiri Assist: D. Sow