VIDEO/ Shokuese: Eriksen humb ndjenjat në fushë, pezullohet ndeshja e EURO 2020

schedule18:50 - 12 Qershor, 2021

schedule 18:50 - 12 Qershor, 2021

Christian Eriksen i ka trembur të gjithë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Ai ka rënë pa ndjenjë në tokë dhe në fushë kanë zbritur mjekët.

Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit.

Momente paniku, lojtarët dhe tifozët u panë në lot në ato momente.

 

Gjendja e danezit duket disi më e mirë, në fushë u fut edhe partnerja e tij. Ajo shikohet duke u qetësuar nga Kjaer dhe portieri Schmeichel.

UEFA, duke parë situatën e krijuar, vendosi të pezullojë ndeshjen Danimarkë-Finlandë, që kishte nisur prej orës 18:00. /abcnews.al