Video/ Risi në stadiumin “Loro Boriçi”, reklama elektronike rreth fushës

schedule21:50 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:50 - 27 Shkurt, 2022

Stadiumi i Vllazninë, “Loro Boriçi” tashmë do të ketë edhe një risi tjetër. Në impiantin e stadiumit të Shkodrës do të shfaqen reklama elektronike rreth fushës.

Në stadium janë instaluar paisjet elektronike që bëjnë të mundur shfaqjen e reklamave, ndërsa diçka të tillë e kishte “premtuar” edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

“Kanë mbërritur në Shkodër reklamat elektronike të premtuara nga presidenti Alban Xhaferi dhe në bashkëpunim me Event System prej ditës së sotme janë montuar në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky është një standart i ri dhe modern për ekipin tonë dhe një mënyrë e shkëlqyer për bizneset për të reklamuar produktet e tyre në ndeshjet e Vllaznisë”, njofton klubi shkodran.

Si një formë marketingu dhe të ardhurash në klub, stadiumi i Shkodrës edhe në reklamimet gjatë ndeshjes do jetë njëjtë si “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”. /f.a/abcnews.al