Video/ Rama: Dyshime se zyrtarë të PD janë të lidhur me kokainën në Durrës

schedule22:04 - 21 Maj, 2018

schedule 22:04 - 21 Maj, 2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se ka dyshime që  disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë lidhje me sasinë rekord të kokainës që u kap në Durrës.

Deklaratën, kryeministri Rama e bëri gjatë emisionit Mbrëmje në Abc News nga Mirela Milori, ku më tej u shpreh se kjo është arsyeja e acarimit të PD-së në lidhje me këtë çështje.

Mirela Milori: Do doja të dija do të ekstradohet Arbër Çekaj nga Gjermania tek ne apo do të shkojnë prokurorët atje që ta marrin në pyetje?

Edi Rama: Nuk e di! Këto janë procedura ligjore që nuk më takojnë mua, por di që procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Nga ana tjetër nga të dhënat që unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!