Video që u bë virale, episodi qesharak i Kurzawas kundër Dortmundit

schedule08:23 - 20 February, 2020

schedule08:23 - 20 February, 2020

Mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa, bëri një ndeshje të mirë në krahun e majtë të mbrojtjes kundër Borussia Dortmundit, por ajo që bëri në minutën e 61-të të sfidës, eklipsoi gjithçka çfarë bëri gjatë minutave të tjera.

Kurzawa merr një top në krahun e majtë, driblon tre kundërshtarë dhe duket i pandalshëm në vrapimin e tij. Gjithçka mirë deri më tani dhe të gjithë po prisnin magjinë e tij të radhës. Megjithatë, pasimi final, ishte i tmerrshëm, me topin e francezit që shkoi në rivënie anësore në krahun tjetër. Thjesht epike…/abcnews.al